Tre të vdekur dhe 58 të plagosur në Emiratet e Bashkuara Arabe pas sulmeve iraniane
Tre persona u vranë dhe 58 të tjerë u plagosën në Emiratet e Bashkuara Arabe , thanë autoritetet, në sulmet e nisura nga Irani kundër vendeve të Gjirit që nga e shtuna në hakmarrje për sulmin izraelit dhe amerikan ndaj Iranit. Tre shtetas nga Pakistani , Nepali dhe Bangladeshi u vranë, tha Ministria e Mbrojtjes, duke shtuar se që nga fillimi i sulmeve iraniane, Emiratet kishin zbuluar 165 raketa balistike, nga të cilat 152 u shkatërruan, si dhe dy raketa lundrimi. Përveç kësaj, “u zbuluan 541 dronë (mjete ajrore pa pilot), nga të cilët 506 u kapën dhe u shkatërruan”, shtoi ministria. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv