Tramvaji del nga shinat në Milano: 1 i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje, në Milano, ku një tramvaj ka dalë nga shinat dhe është përplasur me një pallat, duke lënë një person të vdekur dhe të paktën 20 të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, më 27 shkurt, në zonën e Vittorio Veneto. Sipas dëshmitarëve, tramvaji po ecte shumë shpejt dhe menjëherë u kuptua se diçka nuk ishte në rregull. Në pikën ku ndodhet një devijim i shinave që lejon kthesën majtas, tramvaji, që teorikisht duhej të vazhdonte drejt, ka marrë kthesën. Për shkak të shpejtësisë së lartë, ai ka dalë nga shinat dhe është përplasur me pallatin në cep të rrugës, duke rrëzuar edhe semaforin dhe duke shkatërruar...
Burimi:
javanews.al