Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona
53 persona kanë humbur jetën, pasi një gomone që mbante 55 pasagjerë, përfshirë dy foshnja, është përmbysur në brigjet e Libisë, njofton agjencia e OKB-së për migracionin. Të vetmet të mbijetuara janë dy gra nigeriane, të cilat u shpëtuan nga autoritetet libiane njoftoi Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM). Gominia mbante emigrantë dhe refugjatë nga vende të ndryshme afrikane dhe u mbyt afërsisht gjashtë orë pasi u nis nga qyteti bregdetar i al-Zawiyas në Libinë veriperëndimore. IOM thotë se pothuajse 500 migrantë janë raportuar të vdekur ose të zhdukur duke u përpjekur të kalojnë Detin Mesdhe nga Libia deri më tani në shkurt të 2026-ës. Libia është bërë një pikë ndalese për migrantët nga Afrika Sub-Sahariane që kërkojnë të arrijnë në Evropë që kur udhëheqësi i hershëm Muamar Gadafi u...
Burimi:
javanews.al