Tragjike në SHBA/ E mori në makinë për ta ndihmuar, babai i tre fëmijëve vritet me plumb në kokë nga e panjohura
Një tragjedi e rëndë ndodhi në Missouri, SHBA, ku një baba tre fëmijësh, William Palmer, u vra pasi pranoi të merrte në makinë një grua që e kishte ndalur në një stacion karburanti dhe i kërkoi ndihmë, duke thënë se kishte ftohtë. Viktima, e cila ishte duke mbledhur metale të vjetra në momentin e ngjarjes, nuk dyshoi se ndihma e tij do të përfundonte tragjikisht. Gruaja, 36-vjeçarja Brittany Rivoire, e cila kishte qenë e arrestuar më parë në 2024 për vjedhje makine, e qëlloi Palmerin në kokë dhe i mori makinën, që më pas e braktisi. E fejuara e Palmerit, Regen Jones, tha se ai kishte pranuar të ndihmonte gruan në mënyrë që ajo të shkonte në një vend të ngrohtë. Familjarët e tij theksuan...
Burimi:
vizionplus.tv