Tragjike në SHBA/ 12-vjeçarja humb jetën pas sherrit me një bashkëmoshatare (VIDEO)
Një ngjarje tragjike është regjistruar në SHBA, ku një vajzë 12-vjeçare humbi jetën disa orë pasi u përfshi në një sherr me një bashkëmoshatare në shtetin e Xhorxhias. Ngjarja ndodhi më 5 mars pranë shtëpisë së saj. Në një video të publikuar nga tezja e vajzës, Xhejda Uest, shfaqet momenti i konfliktit mes dy të miturave. Sipas dëshmive në video, sherri nisi pasi të dyja vajzat ishin zbritur nga autobusi i shkollës. Në pamje dëgjohet një person që thotë se vajzat u detyruan të zbrisnin nga autobusi, ndërsa para se të shpërthente përplasja fizike, njëra prej tyre dëgjohet duke thënë: “Të gjithë e dinë që unë zihemi, ndaj mos fillo me mua”. Pas debatit, vajzat shtyjnë dhe godasin njëra-tjetrën, derisa përfundojnë në rrugë. Pak më...
Burimi:
vizionplus.tv