Tragjike në parkun e lojërave në Kolumbi, 28-vjeçarja humb jetën pasi bie nga rrëshqitësja

Tragjike në parkun e lojërave në Kolumbi, 28-vjeçarja humb jetën pasi bie nga rrëshqitësja

Një grua 28-vjeçare humbi jetën tragjikisht në një park argëtimi në Kolumbi pasi ra nga një lartësi rreth 4.5 metra gjatë zbritjes në një rrëshqitëse. Sipas raportimeve, pak para zbritjes fatale, në një video shihet 28-vjeçarja, Juris Kristel Garcia Manrique, duke shprehur shqetësimin e saj dhe duke pyetur punonjësit e parkut: “A do të më kapë dikush?”. Operatori i lojës i është përgjigjur: “Po, mos ki frikë”, para se ta lejonte të zbriste me shpejtësi në rrëshqitësen e parkut Entre Flores. Në të njëjtën video, gruaja nënë e një vajze 4-vjeçare shihet duke nisur zbritjen. Vetëm disa sekonda më pas ajo del nga rruga e rrëshqitëses në një kthesë dhe bie në boshllëk. Tragedia en Chinácota: mujer muere tras accidente en tobogán Una mujer de...