Tragjike në Itali, dy alpinistë humbin jetën pasi u goditën nga orteku
Dy alpinistë kanë humbur jetën në zonën e Val Ridanna, në Alto Adige të Italisë pasi janë goditur nga një ortek i madh, ndërsa 5 të tjerë kanë mbetur të palgosur. Siaps mediave italiane alpinistët janë goditur nga një ortek i cili ëhstë shkëputur nga një lartësi prej 2445 metrash. Bëhet me dije se në total ishin 25 alpinistë, por fatmirësisht pjesa më e madhe e tyre arritën të shmangnin goditjen, ndrësa 2 prej tyre ishin të pafat. Autoritetet vijojnë hetimet, ndërsa bëhet thirrje për kujdes maksimal në zonat alpine për shkak të rrezikut të lartë nga dëbora e paqëndrueshme.
Burimi:
vizionplus.tv