Tragjedia/ Rëndohet bilanci i zjarrit në Crans-Montana, raportohet për 47 të vdekur dhe 100 të plagosur!

Tragjedia/ Rëndohet bilanci i zjarrit në Crans-Montana, raportohet për 47 të vdekur dhe 100 të plagosur!

Të paktën 47 të rinjë humbën jetën kur një zjarr shpërtheu në një disko në Zvicër gjatë festimeve të Vitit të Ri.  Më shumë se 100 persona ndodheshin në diskon ‘Le Constellation’ në resortin Crans-Montana, kur shpërthimi shkaktoi zjarr rreth orës 1:30 të mëngjesit të së enjtes, ndërsa nuk dihet ende shkaku.  ‘Përfaqësia jonë diplomatike në Zvicër është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase të cilat informojnë se po vijojnë me verifikimet për identifikimin e personave që kanë humbur jetën. Deri në momentin që flasim, nga komunikimet me autoritetet zvicerane nuk ka të dhëna për shtetas shqiptarë mes viktimave të tragjedisë në Crans-Montana.  Përfaqësia jonë diplomatike mbetet në kontakt me autoritetet përgjegjëse në Zvicër për informacione të reja, në orët në vijim’, thuhet në reagim.  Sipas mediave të huaja, fotografitë e publikuara nga mediat zvicerane treguan...