Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin pas tragjedisë së ndodhur në një klub nate në Crans-Montana, në Zvicër.  “Jam thellësisht e trishtuar nga zjarri në Crans-Montana. Mendimet e mia janë me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë të prekurit. Po punojmë me autoritetet zvicerane për t’u ofruar ndihmë mjekësore viktimave përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së. Evropa është në solidaritet të plotë me Zvicrën”, shkroi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen në X.