Tragjedia në Zvicër, shkon në 47 numri i viktimave! Pamjet tronditëse të njerëzve që përpiqen të shpëtojnë (VIDEO)

Tragjedia në Zvicër, shkon në 47 numri i viktimave! Pamjet tronditëse të njerëzve që përpiqen të shpëtojnë (VIDEO)

Të paktën 47 persona kanë humbur jetën dhe 112 të tjerë janë plagosur pas një zjarri që shpërtheu në një bar të mbushur me njerëz gjatë festimeve të Vitit të Ri në qytetin zviceran të skive Crans-Montana, sipas deklaratës së ministrit të Jashtëm italian, Antonio Tajani, për mediat italiane. Tajani theksoi se identifikimi i viktimave do të jetë një proces kompleks dhe do të kërkojë kohë. Ai shtoi se disa shtetas italianë të plagosur janë transferuar tashmë në Milano. Sipas ambasadorit italian në Zvicër, Gian Lorenzo Cornado, gjashtë italianë rezultojnë të zhdukur dhe 13 janë shtruar në spital. Ndërkohë, viktima e parë e identifikuar është Emanuele Galeppini, një golfist i ri italian, lajmi i konfirmuar nga Federata Italiane e Golfit, e cila shprehu dhimbjen për...