Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Tragjedia në Zvicër/ Flet dëshmitari: Theva dritaren për të shpëtuar, miqtë e mi nuk ia dolën
Një zjarr i madh ka përfshirë barin “Le Constellation” në resortin e skive Crans-Montana në Zvicrën jugperëndimore, duke shkaktuar dhjetëra viktima dhe mbi 100 të plagosur. Ngjarja ndodhi në orët e para të Vitit të Ri, ndërsa dhjetëra turistë dhe vendas po festonin. Një video e publikuar nga brenda barit tregon momentin kur tavani mori flakë, duke u përhapur me shpejtësi në të gjithë ambientin. Dëshmitarët thonë se gjithçka ishte prej druri, çka e bëri zjarrin të përhapet brenda sekondave. Një i mbijetuar, i cili ndodhej në bodrum, rrëfeu për agjencinë AFP se ishte i bllokuar nga tymi dhe flakët dhe se arriti të shpëtonte vetëm pasi theu një dritare. “Isha vetëm dhe nuk e dija si mund t’ia dilja, por arrita të thyej një dritare dhe të dal...