Tragjedia në Zvicër/ Autoritetet pranojnë: Ka pasur mungesë kontrollesh sigurie, nuk janë kryer verifikime…
Autoritetet lokale në Zvicër deklaruan sot se kanë ndodhur “mangësi” në kryerjen e kontrolleve periodike të sigurisë në klubin e natës që u shkatërrua nga flakët natën e Vitit të Ri, tragjedi kjo që çoi në vdekjen e 40 personave dhe plagosjen e 119 personave të tjerë. “Kontrollet periodike nuk janë kryer gjatë periudhës 2020–2025. Na vjen thellësisht keq për këtë,” tha kryebashkiaku i Crans-Montanas, Nikolas Féraud, gjatë një konference për shtyp pa dhënë shpjegime konkrete për këtë “neglizhencë” në zbatimin e kontrolleve. Féraud njoftoi gjithashtu ndalimin e përdorimit të lëndëve piroteknike në hapësirat e mbyllura, pas zjarrit, i cili dyshohet se e ka origjinën nga fishekzjarrët e vendosur në shishet e shampanjës. “Kjo javë ka qenë shumë e vështirë. Do ta kujtoj atë natë dhe trishtimin e të gjitha atyre familjeve përgjithmonë”, tha ai. Nga...
Burimi:
javanews.al