Tragjedia në diskon në Zvicër, kryebashkiaku i Crans-Montanas: Po më kërcënojnë me vdekje, kam nisur terapinë
“Jam fajtor në sytë e shumë njerëzve. Prokurori publik do të përcaktojë përgjegjësitë e secilit, përfshirë edhe të miat, dhe do t’i përballoj. Njerëzisht, dhe pa spekuluar mbi atë që do të thotë drejtësia, ndiej peshën e përgjegjësisë.” Këto janë fjalët e kryetarit të bashkisë së Crans-Montana, Nicolas Féraud, në një intervistë të dhënë ekskluzivisht për agjencinë Keystone-ATS. Kryebashkiaku shton më tej: “Kam marrë disa kërcënime me vdekje. Përpiqem t’i kuptoj këta njerëz, të cilët nuk kanë përgjigjet që do të donin.” Sa i përket kontrolleve të bashkisë, ai shprehet: “Nuk isha në dijeni dhe nuk arrij t’i shpjegoj mangësitë që kanë dalë nga analizat tona. Refuzoj të besoj se bëhet fjalë për një situatë sistematike në Crans-Montana.” Hetimet Për hetimet është shprehur edhe ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri, Antonio Tajani: “Në mënyrën si...
Burimi:
javanews.al