Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit
Qeveria zvicerane ka njoftuar një pagesë emergjente prej 50 mijë frangash (ose 65 mijë dollarë) për familjarët e viktimave dhe atyre që mbetën të plagosur nga zjarri tragjik që ra në resortin e skive në Crans-Montana, natën e Vitit të Ri. I ashtuquajturi “kontribut solidariteti” do t’u shpërndahet secilit prej 115 të plagosurve dhe familjeve të 41 personave që humbën jetën. Hetimet fillestare sugjerojnë se zjarri në barin e quajtur Le Constellation nisi kur fishekzjarrët e vendosur mbi shishet e shampanjës ndezën shkumën izoluese të zërit në tavanin e bodrumit të lokalit, i cili ishte i mbushur me njerëz. Shumica e viktimave ishin të rinj, tetë prej tyre nën moshën 16 vjeç, ndërsa 58 persona vazhdojnë ende të trajtohen në spital për djegie të rënda....
Burimi:
javanews.al