Tragjedia në Crans-Montana, rajonet zvicerane ndalojnë mjetet piroteknike në ambientet e mbyllura

Tragjedia në Crans-Montana, rajonet zvicerane ndalojnë mjetet piroteknike në ambientet e mbyllura

Kantoni zviceran i Valais ka ndaluar përdorimin e pajisjeve piroteknike në të gjitha vendet publike të mbyllura, pas zjarrit shkatërrues në barin Le Constellation në vendpushimin e skive Crans-Montana, ku në natën e Vitit të Ri humbën jetën 40 persona dhe u plagosën 116 të tjerë, sipas BBC. Vendime të ngjashme janë marrë edhe nga kantonet e Gjenevës dhe Vaud, ky i fundit i pari në Zvicër që vendosi një ndalim të tillë. Autoritetet kanë njoftuar se secila familje e viktimave do të përfitojë një pagesë emergjente prej 10,000 frangash zvicerane, ndërsa po krijohet edhe një fond për mbledhjen e donacioneve. Shumë nga të plagosurit kanë pësuar djegie të rënda, 80 prej të cilëve vazhdojnë të trajtohen në spitale në Zvicër dhe vende të tjera...