Tragjedia në Andamuz, aksidenti i 4-t më i rëndë hekurudhor në historinë e Spanjës
Përplasja dhe dalja nga shinat e dy trenave në zonën e Andamuzit, mbrëmjen e së dielës po konsiderohet si një nga aksidentet hekurudhore më të rënda në historinë e Spanjës. Sipas përditësimeve të fundit, nga tragjedia kanë humbur jetën 39 persona, ndërsa 152 të tjerë janë plagosur. Sipas mediave spanjolle, dy deri në tre vagonët e fundit të një treni ekspres kanë dalë nga shinat për shkaqe ende të paqarta dhe janë përplasur me një tren të shpejtësisë së lartë që po udhëtonte në drejtim të kundërt, duke shkaktuar edhe daljen nga shinat e këtij të fundit dhe pasoja të rënda për pasagjerët. Aksidenti i fundit renditet si i katërti më vdekjeprurës në historinë e hekurudhave spanjolle. Spanja ka njohur disa tragjedi të rënda hekurudhore...
Burimi:
vizionplus.tv