Tragjedia në Afganistan, Pakistani vret 400 persona brenda një spitali

Tragjedia në Afganistan, Pakistani vret 400 persona brenda një spitali

Të paktën 400 persona u vranë dhe 250 të tjerë u plagosën në një sulm ajror nga Pakistani në një spital rehabilitimi nga droga në Kabul. Kështu bëri me dije një zëdhënës i qeverisë së talebanëve afganë, në një përshkallëzim të mprehtë të konfliktit midis fqinjëve. Pakistani e hodhi poshtë pretendimin si të rremë dhe tha se “shënjestroi me saktësi instalimet ushtarake dhe infrastrukturën mbështetëse të terroristëve” të hënën në mbrëmje. “Shpërthimet dytësore të dukshme pas sulmeve tregojnë qartë praninë e depove të mëdha të municioneve”, tha Ministri Pakistanez i Informacionit Attaullah Tarar në një postim në X. Sulmi ajror erdhi disa orë pasi Kina tha se mbeti e gatshme të vazhdonte përpjekjet për të lehtësuar tensionet midis kombeve islamike të Azisë Jugore dhe u...