Tragjedia hekurudhore në Spanjë, rëndohet bilanci i viktimave, 39 persona kanë humbur jetën
Ministri i Transportit i Spanjës, Oscar Puente, e ka cilësuar si “jashtëzakonisht të çuditshëm” aksidentin e rëndë hekurudhor që ndodhi të dielën në Andaluzi, ku humbën jetën të paktën 39 persona. Sipas të dhënave të publikuara nga El Pais, rreth 70 persona të tjerë mbetën të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë, pasi vagonët e fundit të një treni Iryo, i cili ishte nisur nga Malaga me destinacion Madridin, dolën nga shinat pranë Adamoth. Si pasojë, një tren tjetër i kompanisë Renfe, që lëvizte në drejtim të kundërt, u përplas me vagonët e dalë nga shinat. Duke folur për shkaqet e mundshme të aksidentit, ministri Puente theksoi se ato mbeten ende të panjohura dhe se zbardhja e plotë e ngjarjes do t’i lihet Komitetit të Hetimit të Aksidenteve Hekurudhore. Ai shprehu habinë për rrethanat e tragjedisë,...
Burimi:
javanews.al