Tragjedia e Crans-Montana dhe hija e mekanizmave mafioze

Tragjedia e Crans-Montana dhe hija e mekanizmave mafioze

A kishte lidhje tragjedia e ndodhur në barin Le Constellation me mekanizma riciklimi parash dhe kriminalitet të organizuar? Kjo pyetje, e shpërthyer fillimisht në rrjetet sociale pas zjarrit që shkaktoi 40 viktima dhe mbi 100 të plagosur, vazhdon të qarkullojë edhe sot, pa një përgjigje përfundimtare gjyqësore. Siç shkruan Corriere della Sera, bëhet fjalë për një pyetje legjitime, që nuk lind nga thashetheme, por nga një sërë elementësh të përsëritur që kanë tërhequr vëmendjen e mediave investigative franceze dhe zvicerane. Asnjë akuzë formale por një kontekst që nxit dyshime Jacques dhe Jessica Moretti, pronarët e lokalit, nuk janë të akuzuar për përfshirje në mafien korsikane, as nuk ekziston një procedim penal që i lidh drejtpërdrejt me kriminalitet të organizuar. Megjithatë, rritja e tyre e shpejtë...