Tragjedi! Përmbyset autobusi në Turqi, 8 viktima dhe 26 të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë qytetit bregdetar të Antalias në Turqi, ku një autobus doli nga rruga dhe u përmbys, duke shkaktuar vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e 26 të tjerëve. Guvernatori i provincës, Hulusi Sahin, konfirmoi shifrat e viktimave dhe bëri me dije se mjeti po transportonte 34 pasagjerë drejt qendrës turistike kur ndodhi ngjarja tragjike. Sipas deklaratës së guvernatorit, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë në një udhëkryq ku qarkullimi duhet të ishte i kufizuar, si dhe lagështia në rrugë prej reshjeve të shiut. Sahin theksoi se disa prej të lënduarve ndodhen në gjendje kritike për jetën në spitalet e zonës. Deri më tani, autoritetet turke nuk kanë specifikuar nëse në mesin e viktimave apo të...
Burimi:
javanews.al