Tragjedi në Zvicër/ Autobusi përfshihet nga flakët, të paktën 6 të vdekur dhe 5 të plagosur
Një autobus publik u përfshi nga flakët në qendër të Kerzers, në kantonin zviceran të Fribourg, duke lënë disa të vdekur dhe të plagosur.Raporti fillestar i policisë flet për gjashtë të vdekur dhe pesë të plagosur, përfshirë një punonjës shpëtimi.Aksidenti, i cili ndodhi pak pas orës 6:30 të pasdites së sotme, të martën, më 10 mars, u raportua nga agjencia e lajmeve Keystone-SDA, ku theksohej se policia kantonale konfirmoi informacionin në lidhje me incidentin, të raportuar fillimisht nga media të ndryshme, përfshirë La Liberté. Po ashtu sipas raporteve fillestare mësohet se tragjedia u shkaktua pasi një pasagjer në bordin e autobusit i vuri flakën vetes.
Burimi:
ntv.al