Tragjedi në Napoli! Humb jetën 2-vjeçari pas gabimit në transplantin e zemrës

Tragjedi në Napoli! Humb jetën 2-vjeçari pas gabimit në transplantin e zemrës

Një foshnjë dyvjeçare, së cilës i ishte transplantuar një zemër e dëmtuar në spitalin Ospedale Monaldi të Napolit, ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Përpjekjet e ditëve të fundit për të zëvendësuar organin problematik dështuan, për shkak të gjendjes tejet të rëndë të të gjitha organeve jetësore të fëmijës. Dy muaj më parë, vogëlushi iu nënshtrua një transplanti zemre, gjatë të cilit – sipas rezultateve paraprake të hetimeve të prokurorisë – ndodhi një gabim tragjik. Zemra për transplantim u transportua nga Bolzano në Napoli brenda një kutie me akull të thatë. Kur ekipi mjekësor e hapi, organi ishte kthyer në “një copë akulli”. Megjithatë, mjekët vendosën të mos e anulonin ndërhyrjen, pasi ndërkohë ishte hequr zemra e pacientit të mitur. Gabimi...