Tragjedi në Kongo, 227 të vdekur nga shembja e një miniere, mes tyre fëmijë
Një tragjedi e rëndë ka goditur zonën e Rubayas, në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, ku më shumë se 200 kanë humbur jetën pas shembjes së një miniere. Lajmi raportohet nga agjencia Reuters, ndërsa autoritetet lokale theksojnë se numri i viktimave mund të rritet, pasi dyshohet se dhjetëra minatorë ndodhen ende të bllokuar nën rrënoja. Zëdhënësi i guvernatorit të provincës, Lubumba Kambere Muyisa, bëri me dije se mes viktimave ka minatorë, gra dhe fëmijë, të cilët ndodheshin në zonë për aktivitete tregtare. Disa persona janë nxjerrë të gjallë në momentet e fundit, por kanë pësuar lëndime të rënda. Një këshilltar i guvernatorit konfirmoi se bilanci paraprak i viktimave ka arritur të paktën në 227. Miniera ndodhet në një territor që kontrollohet nga grupi rebel...
Burimi:
vizionplus.tv