Tragjedi në Itali! Katër anëtarë të familjes shqiptare gjenden të vdekur në banesë, u helmuan nga monoksidi i karbonit

Tragjedi në Itali! Katër anëtarë të familjes shqiptare gjenden të vdekur në banesë, u helmuan nga monoksidi i karbonit

Një tragjedi e rëndë ka tronditur komunitetin e Rughit, një fshat në Piana di Lucca të Italisë, ku një familje shqiptare është gjetur e pajetë nga monoksidi i karbonit. Siç shkruajnë mediat italiane, viktimat janë babai 48-vjeçar, nëna 42-vjeçare, djali 23-vjeç dhe vajza më e vogël, vetëm 15 vjeç. Sipas të dhënave të para, shkaku i vdekjes së tyre dyshohet të ketë qenë thithja e monoksidit të karbonit nga një sistem ngrohjeje i prishur. Ekspertët e zjarrfikësve do të kryejnë hetimet teknike për të saktësuar shkakun e ngjarjes. Ngjarja u zbulua pasi familja nuk iu përgjigj telefonatave të një të afërmi të familjes. Vëllai i pronarit të shtëpisë shkoi për të kontrolluar dhe, duke kuptuar tragjedinë, njoftoi autoritetet. Në vendngjarje u dërguan zjarrfikësit, karabinierët dhe...