Tragjedi në Itali! Dy të vdekur pas shpërthimit në një banesë. Dyshimet
Tragjedi në Parco degli Acquedotti, ku dy persona u gjetën të pajetë brenda ndërtesës së njohur si Casale del Sellaretto, e cila u shemb pas një shpërthimi të ndodhur mbrëmjen e së enjtes, 19 mars, sipas mediave italiane. Viktimat janë identifikuar si Alessandro Mercogliano dhe Sara Ardizzone. Sipas raportimeve paraprake, ata dyshohet se kishin lidhje me qarqe anarkiste dhe ndodheshin në ndërtesë për të ndërtuar një mjet shpërthyes. Burri kishte pësuar djegie të rënda, ndërsa gruaja kishte marrë plagë si pasojë e shembjes së strukturës së vjetër. Alarmi u ngrit nga një kalimtar që po vraponte pranë zonës në mëngjesin e së premtes, 20 mars. Ndërkohë, banorët e zonës kishin raportuar se kishin dëgjuar një shpërthim të fortë që gjatë natës, nga godina e braktisur,...
Burimi:
ntv.al