Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

Trupat e 19 personave janë gjetur në një gomone në jug të ishullit Lampedusa nga roja bregdetare italiane. Lajmi u bë me dije një zëdhënës i Rojes Bregdetare, Roberto D’Arrigo, për AFP-në, i cili gjithashtu zbuloi se 58 persona të tjerë, mes të cilëve pesë fëmijë, u gjetën të gjallë gjatë operacionit të shpëtimit të zhvilluar në orët e para të së mërkurës dhe u transportuan në Lampedusa nga roja bregdetare. Kryetari i bashkisë së Lampedusa, Filippo Mannino, tha se shtatë persona, mes të cilëve dy fëmijë, po trajtohen në spital për “hipotermi dhe helmim nga avujt e hidrokarbureve.” Operacioni i shpëtimit u zhvillua rreth 85 milje larg ishullit italian, brenda ujërave të kërkim-shpëtimit të Libisë. D’Arrigo tha se gomonia u pikas nga një avion zbulues...