Tragjedi në Afrikën e Jugut/ Aksidentohet autobusi i shkollës, humbin jetën 13 fëmijë
Një kamion dhe një minibus shkolle janë përplasur këtë të hënë, në provincën Gauteng të Afrikës së Jugut, duke lënë të paktën 13 fëmijë të vdekur. Associated Press shkruan se të paktën 11 nxënës kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital nga plagët e marra. Mjeti privat po transportonte nxënës drejt shkollave fillore dhe të mesme në jugperëndim të Johannesburgut, kur incidenti ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit. Dëshmitarët thanë se minibusi që mbante fëmijët po parakalonte automjete të ndaluara kur u përplas kokë më kokë me kamionin. Policia tha se ngjarja po hetohet dhe se shoferi i kamionit do të merret në pyetje. Ministri i departamentit provincial të arsimit, Matome Chiloane, u tha gazetarëve se edhe shoferi i...
Burimi:
vizionplus.tv