Trafik heroine nga Shqipëria drejt Italisë, 11 shqiptarë nën arrest (EMRAT)

Trafik heroine nga Shqipëria drejt Italisë, 11 shqiptarë nën arrest (EMRAT)

16 masa paraburgimi u ekzekutuan nga DIA në Bari, prej të cilave 7 në burg dhe 9 me arrest shtëpie, për trafik dhe shitje droge që vinte nga Shqipëria drejt Puglias. Sipas hetimeve nga Drejtoria Hetimore Anti-Mafia, të nisura në korrik 2014, droga, kryesisht heroinë, u importua në Puglia përmes portit të Barit, e fshehur në goma dhe makina, siç shkruajnë mediat italiane. Hetimi filloi një vit më parë pas sekuestrimit të një laboratori prodhimi droge në Altamura, ku hetuesit gjetën agjentë prerës, presa mekanike, centrifuga dhe mikserë të përdorur për të prodhuar blloqe gjysmë kilogrami heroinë. Në atë kohë, u sekuestruan 13.5 kilogramë drogë, që do të kishte sjellë afërsisht 1 milion euro në tregdhe shtetasi shqiptar Taulant Hodaj, objektivi i masës paraprake të...