Tradhtitë e Gates me vajza ruse/ Shefi i Microsoft pranon aferat dhe kërkon ndjesë

Tradhtitë e Gates me vajza ruse/ Shefi i Microsoft pranon aferat dhe kërkon ndjesë

Bill Gates pranoi para fondacionit të tij bamirës lidhjet me pedofilin Jeffrey Epstein dhe pohoi se ka pasur lidhje me dy gra ruse. Lidhjet e tij teksa ishte ende i martuar me Melinda Gates, u mësuan pas publikimit të miliona dokumenteve në lidhje me Epstein, por miliarderi theksoi se nuk ka bërë asgjë të paligjshme. Megjithatë Gates e pranoi se u takua me Epstein në vitin 2011, tre vite pasi ish financieri ishte dënuar tashmë për vepra penale me të mitur. Megjithatë, 70-vjeçari u shfajësua duke thënë se nuk e kishte kontrolluar siç duhet të shkuarën e Epstein, me të cilin siç rezultoi edhe nga dokumentet e publikuara, kishte një marrëdhënie të afërt. Bashkëthemeluesi i Microsoft, 70 vjeç, nuk është akuzuar për shkelje nga asnjë...