“Topi në fushën e Putinit”/ Gjermania mund të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë pas luftës

“Topi në fushën e Putinit”/ Gjermania mund të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë pas luftës

Kancelari Friedrich Merz la të hapur mundësinë e pjesëmarrjes së Gjermanisë në një forcë të mundshme shumëkombëshe paqeruajtëse në Ukrainë. Zëvendëskancelari Lars Klingbeil shprehu gjithashtu të njëjtën ndjenjë. I pyetur drejtpërdrejt në një intervistë me kanalin e dytë të televizionit publik gjerman ZDF, Merz shmangu përgjigjen dhe u kufizua duke deklaruar se “Aleanca e të Gatshmëve” përfshin edhe shtete jashtë Evropës, si Kanadaja dhe Australia, ndërsa duke komentuar faktin se Rusia hedh poshtë perspektivën e vendosjes së trupave të huaja në Ukrainë, ai tha: “(Vladimir) Putin ka thënë jo për shumë gjëra. Në fund të fundit, megjithatë, ai do të duhet të thotë po kur bëhet fjalë për përfundimin e kësaj lufte. Ajo që po diskutojmë tani është periudha pas përfundimit të luftës, dhe atëherë...