Tmerr në Zvicër! Një ortek përmbys trenin dhe lë dhjetëra të plagosur

Tmerr në Zvicër! Një ortek përmbys trenin dhe lë dhjetëra të plagosur

Kjo e hënë është kthyer në makth për transportit hekurudhor në Zvicër pas dy incidenteve të njëpasnjëshme, që ndodhën brenda disa orësh njëri pas tjetrit. Fillimisht gjatë mbrëmjes së të dielës, shpërtheu një zjarr në stacionin e Lozanës dhe më pas, rreth orës 7 të mëngjesit të së hënës, një tren doli nga shinat në linjën Frutigen-Brig, mes Goppenstein dhe Brig, në kantonin Valais. Zjarri në stacionin e Lozanës, i cili ndodhi të dielën në mbrëmje rreth orës 20:45, bëri që gjatë gjithë ditës së hënë, 16 shkurt, shërbimi hekurudhor mes Renens dhe Lozanës të kufizohej. “Hekurudhat Federale Zvicerane (FFS) u rekomandojnë pasagjerëve të shtyjnë çdo udhëtim jo të domosdoshëm mes Lozanës dhe Renens,” thuhet në një komunikatë. Sipas hetimeve të para, zjarrin që përfshiu “shumë...