Tmerr në Pensilvani, arrestohet burri që dyshohet se grabiti mbi 100 kufoma nga një varrezë historike
Një 34-vjeçar nga Pensilvania është arrestuar dhe akuzuar se ka vjedhur rreth 100 sete mbetjesh njerëzore nga një varrezë historike në periferi të Filadelfias. I dyshuari, Jonathan Christ Gerlach, ndodhet aktualisht në paraburgim, ndërsa gjykata ka caktuar për të një garanci prej 1 milion dollarësh. Sipas autoriteteve, Gerlach dyshohet se qëndron pas një serie të gjatë profanimesh të ndodhura në varrezat Mount Moriah në Yeadon, një nga varrezat më të mëdha të braktisura në Shtetet e Bashkuara. Ai përballet me rreth 100 akuza për dhunim të kufomave, si dhe me akuza të tjera, përfshirë thyerje dhe vjedhje, posedim të sendeve të vjedhura, shkelje prone dhe profanim të vendeve historike të varrimit. Arrestimi u krye të martën në mbrëmje, pas një hetimi që kishte zgjatur disa...
Burimi:
javanews.al