Tmerr në metronë e Parisit, tre gra plagosen me thikë, autori në arrati

Tmerr në metronë e Parisit, tre gra plagosen me thikë, autori në arrati

Një pasdite e qetë festash është kthyer në makth në kryeqytetin francez. Tre gra janë sulmuar me thikë brenda pak minutash në linjën 3 të metrosë së Parisit, ndërsa autori ka arritur të humbasë gjurmët. Ngjarja e rëndë është konfirmuar nga kompania që menaxhon transportin publik parizien (RATP). Sipas njoftimit zyrtar, sulmet kanë ndodhur në harkun kohor 16:15 – 16:45, në një nga zonat më të populluara të qytetit. Agresori, i armatosur me thikë, ka goditur viktimat në stacionet qendrore: Arts et Métiers, République dhe Opéra. Policia franceze ka nisur një gjueti masive për kapjen e autorit, i cili pas sulmeve ia ka mbathur duke përfituar nga turma. Motivet e këtij sulmi mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë rritur masat e sigurisë në rrjetin e...