Tjetër sulm në aeroportin e Dubait, SHBA e Izraeli godasin disa qytete të Iranit, Trump kërkon ndihmën e NATO-s
Një sulm me dron pranë aeroportit të Dubai shkaktoi një zjarr të madh në një depo karburanti dhe detyroi autoritetet të pezullonin përkohësisht disa fluturime në një nga aeroportet më të ngarkuar në botë. Më vonë disa fluturimet rifilluan pjesërisht, ndërsa ekipet e emergjencës arritën të vënë situatën nën kontroll dhe nuk u raportuan viktima. Ndërkohë, ushtria izraelite ka vijuar sulmet ajrore ndaj objektivave që lidhen me strukturat ushtarake iraniane. Përplasjet janë zgjeruar edhe në Liban, ku forcat izraelite kanë ndërmarrë operacione të kufizuara kundër grupeve të armatosura të mbështetura nga Irani, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar. Forcat amerikane dhe izraelite kanë bombarduar sërish Iranin, duke goditur qytete përfshirë Teheranin, Hamadanin dhe Isfahanin, ndërsa kundërsulmet iraniane vazhdojnë, me dëme të raportuara në...
Burimi:
vizionplus.tv