“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ U zbulua si kontakt i Jeffrey Epstein, Këshilli i Europës i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ U zbulua si kontakt i Jeffrey Epstein, Këshilli i Europës i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese nga policia norvegjeze, e cila ka nisur një hetim për korrupsion në lidhjet e tij me autorin e dënuar të krimeve seksuale, Jeffrey Epstein. Vendimi për heqjen e imunitetit të Jagland u mor unanimisht nga Komiteti i Ministrave i KiE-së të mërkurën në mëngjes. “Me kërkesë të autoriteteve norvegjeze, organi vendimmarrës statutor i Këshillit të Evropës vendosi të heqë imunitetin nga procesi ligjor që i ishte dhënë z. Thorbjørn Jagland në cilësinë e tij si ish-Sekretar i Përgjithshëm”, njoftoi Këshilli i Evropës të mërkurën. KiE shtoi se vendimi vjen pas “zbulimeve mediatike që nga nëntori i vitit 2025” që lidhën Jagland me Epstein. Epstein, për të cilin prokurorët pretendojnë se...