“Tigër letre”/ SHBA arrestoi Maduron, Venezuela sulmon Putin: Dështuan…
Zyrtarët venezuelas besojnë se aleanca e sigurisë me Rusinë doli të ishte një trillim, raporton Bloomberg. Karakasi priste që Moska të ndihmonte në mbrojtjen e Nicolás Maduro, por nuk mori mbështetje gjatë operacionit amerikan. Sipas agjencisë, inteligjenca ruse dhe kubane nuk arritën të paralajmëronin për kërcënimin. Sistemet e mbrojtjes ajrore S-300 dhe Buk rezultuan të padobishme pa mbështetje të duhur teknike, dhe mbrojtjet kibernetike u shembën – SHBA-të arritën të ndërpresin energjinë elektrike në pjesë të Karakasit përpara kapjes së Maduro-s. Kjo ka dëmtuar rëndë besimin në Moskë dhe Havanë. Pasardhësja e Maduro-s, Delcy Rodríguez, sipas Bloomberg, ka mbetur vetëm me një mundësi realiste – të pranojë ofertën e SHBA-së dhe të dobësojë lidhjet me Rusinë dhe Kubën. Burimet thonë se Kremlini u irrit nga...
Burimi:
ntv.al