Thriller me anijen luftarake iraniane, fundoset në Sri Lanka, 140 persona të zhdukur
Një anije luftarake iraniane është fundosur në brigjet e Sri Lankaës ditën e sotme, ndërsa autoritetet bëjnë të ditur se rreth 140 persona rezultojnë të zhdukur. Sipas njoftimit zyrtar, anija “IRIS Dena” dërgoi sinjal emergjence të mërkurën (4 mars). Marina e Sri Lankës konfirmoi se ka arritur të shpëtojë 32 persona, pasi mori thirrjen për ndihmë nga anija luftarake iraniane. Zëdhënësi i Marinës së Sri Lankës, Buntika Sabath, deklaroi se edhe pse anija ndodhej jashtë ujërave territoriale të vendit, ajo ishte brenda zonës së kërkim-shpëtimit, çka e detyronte shtetin të reagonte në përputhje me detyrimet ndërkombëtare. “Gjetëm persona që po qëndronin mbi ujë dhe i shpëtuam. Më pas, pas verifikimeve, mësuam se ata ishin pjesë e ekuipazhit të një anijeje iraniane”, tha ai. Sipas dokumenteve...
Burimi:
vizionplus.tv