Thirrje për paqe dhe dhembshuri në meshën e Krishtlindjes
Papa Leoni XIV e ka mbajtur meshën e parë të Krishtlindjes në rolin e kreut të Selisë së Shenjtë në mesnatë, duke mirëpritur mijëra besimtarë të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Përgjatë meshës, Leoni ka thënë se Krishtlindja është festë e “besimit, bamirësisë dhe shpresës” dhe e ka kritikuar “ekonominë e shtrembëruar” që “na çon drejt trajtimit të njerëzve si mallra të thjeshta”. “Në Tokë nuk ka vend për Zotin nëse s’ka vend për njeriun. Refuzimi i njërit e refuzon tjetrin”, ka thënë Papa. Para se të niste meshën, ai i ka falënderuar rreth 5.000 persona që janë mbledhur afër objektit të bazilikës, pavarësisht motit me shi. Papa amerikan e ka adoptuar një qasje më moderne në krahasim me paraardhësin e tij...
Burimi:
vizionplus.tv