The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “i plagosur, i izoluar dhe nuk u përgjigjet mesazheve që i përcillen”, thanë zyrtarë të sigurisë amerikane dhe izraelite për The Washington Post. Sipas zyrtarëve izraelitë, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike dhe disa klerikë kanë forcuar kontrollin e tyre mbi Iranin. Faqja e lajmeve Axios raportoi të shtunën se Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së, Mossadi i Izraelit dhe organe të tjera të inteligjencës po punojnë për të zbuluar gjurmët e Khameneit, pasi ai mbetet i padukshëm që kur u shpall udhëheqësi i ri suprem pas vrasjes së babait të tij. Izraeli ka thënë se synon ta eliminojë sundimin klerikal të Iranit duke shkatërruar programet e tij bërthamore dhe të raketave balistike dhe duke krijuar kushte...