The Guardian: Trump do ta bazojë sulmin ajror ndaj Iranit nga vlerësimi i Witkoff dhe Kushner

The Guardian: Trump do ta bazojë sulmin ajror ndaj Iranit nga vlerësimi i Witkoff dhe Kushner

Donald Trump do ta bazojë vendimin e tij për sulm ajror ndaj Iranit nga vlerësimi që do të bëjnë të dërguarit e tij Steve Witkoff dhe Jared Kushner, lidhur me qasjen që do të ketë Teherani për të hequr dorë nga kapaciteti për të prodhuar armë bërthamore. Presidenti nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për ndonjë goditje, ndërsa administrata përgatitet për propozimin e fundit të Iranit këtë javë, para raundit të fundit të negociatave të planifikuara për të enjten në Gjenevë, raporton The Guardian. Bisedimet udhëhiqen nga Witkoff dhe Kushner, vlerësimi i të cilëve për mundësinë e një marrëveshjeje do të ndikojë në llogaritjet e Trump. Nëse nuk ka marrëveshje, Trump u ka thënë këshilltarëve se po konsideron sulme të kufizuara për të ushtruar...