Thanas shtrëngo rripin/ Le Monde: Lufta, mekanizmi i një goditje ekonomike është vënë në lëvizje

Thanas shtrëngo rripin/ Le Monde: Lufta, mekanizmi i një goditje ekonomike është vënë në lëvizje

Po sikur konflikti në Iran të zgjasë? Ndërsa ofensiva ushtarake e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit bazhdon, kjo pyetje shqetësuese ka filluar të mundojë gjithnjë e më shumë aktorët ekonomikë. Kundërofensiva iraniane, e cila po godet vendet e Gjirit, ka arritur të shqetësojë seriozisht qarkullimin në Ngushticën e Hormuzit, një rrugëkalim jetik global për transportin e naftës dhe gazit. Është ende shumë herët për të folur për një krizë ekonomike, por mekanizmi i një goditjeje energjetike po merr formë, me rrezikun që të shkaktojë efekte të quajtura “stagflacioniste” – një kombinim i inflacionit të lartë dhe stagnacionit ekonomik. Të enjten, më 5 mars, drejtoresha e përgjithshme e Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, u shpreh pesimiste, duke vlerësuar se ekonomia botërore është “sërish në provë”. “Ky...