Terror i ICE në Minneapolis: Nën hetim guvernatori dhe kryebashkiaku! Mobilizohet Garda Kombëtare
Operacionet kundër emigrantëve të parregullt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kthehen në terror për qytetarët në Minneapolis. Qeveria federale ka hapur hetime ndaj kundërshtarëve politikë, ndërsa agjentët e Agjencia Amerikane për Imigracionin dhe Doganat (ICE), po kryejnë bastisje të ashpra. Në Minesota janë vënë nën hetim guvernatori Tim Walz dhe kryebashkiaku i Minneapolis-it, Jacob Frey, të dy demokratë, të akuzuar se po pengojnë aktivitetet e ICE. Ky vendim i pazakontë konsiderohet pjesë e një linje më të ashpër të administratës Trump. Një nga episodet më tronditëse ndodhi në restorantin familjar El Tapatio, në Willmar. Katër agjentë të ICE hynë në lokal, u ulën për të ngrënë dhe vetëm pasi përfunduan vaktin, pritën jashtë punonjësit dhe arrestuan tre prej tyre, shkruan La Repubblica. Ngjarja...
Burimi:
javanews.al