Tërmet në Itali/ Dy lëkundje të njëpasnjëshme, banorët dalin në rrugë të frikësuar

Tërmet në Itali/ Dy lëkundje të njëpasnjëshme, banorët dalin në rrugë të frikësuar

Një tërmet me magnitudë mes 4 dhe 4.5 është regjistruar rreth orës 9:30 në provincën Forlì-Cesena. Pas disa minutash, një tjetër lëkundje me magnitudë mes 3.7 dhe 4.2 ka goditur zonën e Ravenës teksa banorët kanë dalë të frikësuar në rrugë. Vlerësimet provizore u bënë nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV). Në disa zona të qytetit të Forlìt, banorët kanë dalë në rrugë të frikësuar pas lëkundjeve. Tërmeti është ndjerë në të gjithë rajonin e Romagnës. Për momentin raportohet frikë e madhe mes popullatës, por nuk ka njoftime për dëme.