Tentuan të grabisin shtëpinë e ish-futbollistit të “Aston Villas”, dënohen me burg dy shqiptarët në Britani

Tentuan të grabisin shtëpinë e ish-futbollistit të “Aston Villas”, dënohen me burg dy shqiptarët në Britani

Dy hajdutë shqiptarë janë dënuar me nga 56 muaj burg secili, pasi akuzohen për shënjestrimin e shtatë pronave, përfshirë shtëpinë e ish-futbollistit të Aston Villas dhe Birmingham City, Scott Hogan. Denis Puka, 28 vjeç, dhe Erisjan Laska, 29 vjeç, së bashku me një person të tretë të paidentifikuar, kryen një seri grabitjesh për tre netë rresht qershorin e kaluar. Gjykatësi Steven Everett e përshkroi operacionin e tyre si “të sofistikuar dhe të planifikuar mirë”, pasi ata kishin rezervuar një dhomë Airbnb në Warrington dhe kishin udhëtuar nga jashtë zonës për ta përdorur atë si bazë për veprimtarinë kriminale. Automjeti i tyre, një Seat Leon i sjellë nga Sheffield, ishte i pajisur me tre targa të falsifikuara gjatë vjedhjeve. Shtëpia e Scott Hogan, i cili tani...