Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm
Gjykata federale në SHBA ka dënuar me burgim të përjetshëm 60-vjeçarin Ryan Ruth. Ai u dënua në këtë masë, pasi tentoi të vriste presidentit Donald Trump në një fushë golfi në Florida në vitin 2024. Përveç kësaj, ai u dënua me shtatë vjet të tjera për armëmbajtje. Mediat shkruajnë se Ruth u dënua për tentativë vrasjeje të një kandidati të madh presidencial, përdorim të një arme zjarri për të kryer një krim, sulm ndaj një zyrtari federal, posedim penal të një arme zjarri dhe përdorim të një arme me një numër serial të falsifikuar. Avokati mbrojtës kërkoi 27 vjet, duke theksuar se i akuzuari tashmë është 60 vjeç. Gjatë gjyqit, Ruth tentoi të lëndonte veten me thikë menjëherë pas shpalljes së dënimit nga juria për...
Burimi:
javanews.al