Tentoi të vriste Donald Trump në një fushë të golfi, dënohet me burgim të përjetshëm amerikani

Tentoi të vriste Donald Trump në një fushë të golfi, dënohet me burgim të përjetshëm amerikani

Një burrë i shpallur fajtor për përpjekje për ta vrarë presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një fushë të golfit në Florida në vitin 2024, të mërkurën u dënua me burgim të përjetshëm. Gjykatësja Aileen Cannon e shpalli dënimin për personin e quajtur Ryan Routh në të njëjtën sallë gjyqi ku ishte bërë një skenë kaosi në shtator, kur i akuzuari ishte përpjekur që ta therte veten pak pasi gjykatësit e kishin shpallur fajtor për të gjitha pikat e aktakuzës, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”. Prokurorët kishin kërkuar që Routhi të dënohej me burgim të përjetshëm pa të drejtë të lehtësimit të dënimit, duke thënë se ai nuk ishte penduar dhe kurrë nuk ka kërkuar falje. Një avokat që i ishte caktuar të...