Tentoi të hynte me armë në rezidencën e Trump në Florida, zbulohet identiteti i të riut
Mediat amerikane kanë identifikuar personin e qëlluar për vdekje nga agjentët e sigurisë në rezidencën Mar-a-Lago si 21-vjeçarin Austin Tucker Martin. Më herët, autoritetet kishin bërë të ditur se i riu, me origjinë nga Karolina e Veriut, ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij disa ditë para incidentit. Sipas Shërbimit Sekret, ai u qëllua pasi tentoi të hynte në mënyrë të paligjshme në perimetrin e sigurisë së kompleksit në Palm Beach. Agjentët i kërkuan të hidhte armën e gjahut dhe një bidon me lëndë djegëse që mbante me vete. Por, sipas autoriteteve, 21-vjeçari ngriti armën në pozicion qitjeje, çka çoi në reagimin e menjëhershëm të forcave të sigurisë. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje. Hetimet për motivet dhe lëvizjet e tij para incidentit...
Burimi:
javanews.al