Tensioni në rritje, Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Jugut dhe detit të Japonisë

Tensioni në rritje, Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Jugut dhe detit të Japonisë

Tension i ri po regjistrohet në gadishullin korean, pasi Koreja e Veriut ka lëshuar raketa balistike të njëpasnjëshme, duke shkaktuar shqetësim në Korenë e Jugut dhe Japoni. Sipas ushtrisë së Koresë së Jugut, herët këtë mëngjes u zbuluan disa raketa me rreze të shkurtër veprimi të një lloji të panjohur, të cilat u nisën nga zona Wonsan dhe u drejtuan drejt Detit Lindor, duke udhëtuar rreth 240 kilometra. Disa orë më vonë, pasoi një tjetër nisje në të njëjtin drejtim. Në të njëjtën kohë, u bë e ditur se një tjetër “predhë e paidentifikuar” ishte lëshuar nga Pheniani një ditë më parë. Nga ana e saj, Roja Bregdetare Japoneze raportoi se u zbulua një objekt që besohet të jetë një raketë balistike, duke u bërë...