Tensionet SHBA-Iran mbeten të larta, teksa Teherani kërcënon për shtypje të mëtejme

Tensionet SHBA-Iran mbeten të larta, teksa Teherani kërcënon për shtypje të mëtejme

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbeten të larta, teksa sundimtarët e linjës së ashpër në Teheran kanë përsëritur retorikën armiqësore dhe kërcënimet se do të japin “ndëshkime të ashpra” – përfshirë edhe mundësinë e ekzekutimeve – ndaj protestuesve antiqeveritarë. Presidenti iranian, Masud Pezeshkian – që më herët konsiderohej nga shumë si relativisht i moderuar në mesin e udhëheqësve të Iranit – më 18 janar paralajmëroi se një sulm ndaj liderit suprem të shtetit, ajatollah Ali Khameneit, do të shkaktonte “një luftë në shkallë të plotë”. “Një sulm ndaj udhëheqësit të madh të shtetit tonë është i barasvlershëm me një luftë në shkallë të gjerë me kombin iranian”, tha Pezeshkian përmes një postimi në rrjetet sociale. Në një fjalim më 17 janar, Khamenei e...