Tensionet rriten/ Ambasada amerikane në Irak paralajmëron qytetarët e saj: Largohuni tani
Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë kërkuar qytetarëve të saj të largohen nga disa vende të Lindjes së Mesme, ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të rriten. Në një paralajmërim zyrtar, ambasada amerikane u bëri thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në Irak të largohen menjëherë nga vendi. “Qytetarët amerikanë që zgjedhin të qëndrojnë në Irak inkurajohen fuqimisht të rishqyrtojnë vendimin e tyre në dritën e kërcënimit të konsiderueshëm që paraqesin grupet terroriste të milicisë të lidhura me Iranin”, thuhet në deklaratën e ambasadës. Paralajmërimi vjen në një moment kur Iran ka ndërmarrë sulme ndaj objektivave amerikane në disa vende të rajonit. Sipas raportimeve, SHBA u ka kërkuar qytetarëve të saj të largohen nga shumë vende në Lindjen e Mesme. Ndërkohë, sipas agjencisë Reuters, autoritetet amerikane...
Burimi:
ntv.al